Kosova mëson kundërshtarët në rast të kualifikimit në EURO 2020

Në Bukuresht të Rumanisë është duke u tërhequr shorti për Evropianin e 2020-tës në futboll që do të mbahet në 12 shtete të kontinentit të vjetër.

Shorti i tërhequr, e ka vendosur fituesin e Ligës D të Kombeve në Grupin C, aty ku janë Holanda, Ukraina dhe Austria.

Pra në këtë formë, Kosova nëse eventualisht fiton në mars ndaj Maqedonisë dhe më pas ndaj Bjellorusisë apo Gjerogjisë kualifikohet në Euro 2020 dhe do jetë në grupin C.

EURO 2020 do të sjellë përballje të jashtëzakonshme mes ekipeve më të mira kombëtare të Evropës.