Shkon në 27 numri i të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri

Ka shkuar në 27 numri i viktimave nga tërmeti i një dite më parë. Mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës humbi jetën Saimir Gregu 31-vjeç banor i zonës së Thumanës.

Ndërsa nga rrënojat janë nxjerrë dy persona të tjerë, njëri i identifikuar si Klement Cupi 32-vjeç, raporton OraNews.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë plagosur mbi 650 persona, ndërsa mbi 40 janë shpëtuar.

Që prej mëngjesit të djeshëm deri sot në gjithë territorin e Shqipërisë janë regjistruar mbi 500 tërmete.