Thellohet tragjedia, 13 viktima nga tërmeti në Shqipëri November 26, 2019 Facebook Twitter Google+ Pinterest WhatsApp Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka konfirmuar 13 viktima, pas tërmetit në mëngjesin e sotëm. Viktimat janë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë dhe Durrës. Ndërkohë deri më tani 28 persona janë shpëtuar në Durrës e Thumanë dhe janë dërguar për asistence mjekësore. Raportohet se rreth 600 persona janë lënduar nga ky tërmet.