Pas tërmetit në Shqipëri, Halil Kastrati anulon përkohësisht shpërndarjen e 128 banesave

Humanisti Halil Kastrati ka treguar se për shkak të tërmetit në Shqipëri përkohësisht e ka anuluar ndarjen e 128 banesave për familjet në nevojë.

“Planet e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ishin që me rastin e 10-vjetorit të shoqatës, më 28 nëntor të mbahej ceremonia për ndarjen e 128 banesave për familjet në nevojë”.

“Por, ky organizim shtyhet pas tërmetit që goditi Shqipërinë, e i cili ka shkaktuar mbi 16 të vdekur e mbi 600 të lënduar. Nuk është koha për festë ndër shqiptarë, prandaj edhe dhurimi i çelësave për 128 familjet do të bëhet në një ditë tjetër, për të cilën do iu njoftojmë me kohë”, ka shkruar Kastrati.

“U shprehim ngushëllime familjeve të viktimave të tërmetit, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”!