Shqipëria e nis me humbje në stadiumin e ri, mposhtet nga Franca

Shqipëria e ka nisur me humbje ndeshjen e parë në ‘Arenën Kombëtare’.

‘Kuqzezinjtë’ u mposhtën 0-2 nga Franca.

Takimi u vendos në pjesën e parë, kur Tolisso (9’) dhe Antoine Griezmann (30’) realizaun për mysafirët.

Shqipëria mbyll kualifikimet në vendin e katërt në grupin H me 13 pikë, aty ku Franca dhe Turqia siguruan plasmanin në Euro 2020.