Rezultatet zyrtare: Deputetët e Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e kandidatëve që do të jenë deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.

Në faqen zyrtare të KQZ-së janë publikuar emrat dhe numri i votave që ka marrë secili kandidat për deputet.

Vetëvendosja ka marrë 32 deputetë, ndërsa LDK-ja 29.

Partia Demokratike e Kosovës i ka 25, AAK-PSD 14, Lista Serbe 10.

Nisma Socialdemokrate me AKR-në e PD-në, mbetet përfundimisht janë Kuvendit të Kosovës.