LAJMI I FUNDIT: Kadri Veseli ftohet nga Gjykata Speciale

Kryetari i PDK-së Kadi Veseli ka njoftuar se ka marrë ftesë të dhomave të specializuara.

Veseli në konferencën për media, tha se më 4 dhjetor do të udhëtojë për në Hagë.

“Epoka e UÇK-së është pjesa më krenare e jetës sime. Kam qenë i bekuar që isha ideator dhe njëri themeluesit e UÇK-së. Nga prilli i 99 deri në qershor të 2008-s kam udhëhequr SHIK-un. Lufta e kombit kanë qene vet jeta jonë, lufta e drejtë për liri ka qenë e sulmuar gjithmonë. Duke filluar nga UNMIK, EULEX, drejtësia vendore e tash Dhomat e Specializuara. Nuk besoj se në histori të ketë pasur një shembull të tillë edhe ky proces duhet të ketë një epilog. Jam i bindur se edhe kjo gjykate do ta vërtetojë luftën e drejta. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese”, tha Veseli dhe është larguar pa pranuar pyetje nga gazetarët.