Kështu do të duket Parlamenti pas zgjedhjeve 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor.

KQZ ka bërë të ditur se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë 44.72 për qind dhe sipas numrit të ulëseve, kështu do të duket Parlamenti i ardhshëm i Kosovës.

32 deputetë i ka Lëvizja Vetëvendosje, 29 Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 25 Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 14 koalicioni PSD-AAK, 10 deputetë Lista Serbe dhe 10 komuniteti joshumicë.

Po ashtu sipas grafikës që ka realizuar Radio Evropa e Lirë, 32 për qind e Kuvendit të ardhshëm janë gra ndërkaq 68 për qind burra.