Kadri Veseli humb edhe në vendlindjen e tij

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli në zgjedhjet e 6 tetorit ka qenë i kandidat për kryeministër. Në këto zgjedhje PDK-ja ka dal partia e tretë pas Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për më tepër PDK-ja nuk ka arritur të dal e para as në vendlindjen e Kadri Veselit, në Mitrovicë. Edhe në këtë Komunë e para ka dal LVV me 11 340 vota, kurse PDK-ja ka marr 11320 vota. E treta në Mitrovicë ka dal LDK-ja me 7471 vota.