Palmer: SHBA kërkon që Ballkani Perëndimor të ketë perspektivë evropiane

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Matthew Palmer është deklaruar pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Matthew Palmer është paraqitur në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka dhënë detaje nga temat e diskutuara me Vuçiqin ku së bashku me diskutimet rajonale, ai foli edhe për pritjet e tij në lidhje me çështjen e Kosovës.

“Kemi biseduar për gjendjen në Serbi por edhe gjithë rajonin”, tha Palmer.

“SHBA kërkon që Ballkani Perëndimor të ketë perspektivë evropiane dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ta bindim BE-në ta ndryshojë qëndrimin e saj”, shtoi ai.

Palmer ka thënë se shtyrja e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anatëarësim në BE ka qenë gabim historik dhe paraqet mesazh të keq për gjithë rajonin, transmeton lajmi.net.

“Ajo ka qenë një gabim historik, do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë që ai qëndrim të ndryshojë para takimit të ardhshëm të liderëve të BE-së në Zabreg, në maj të vitit të ardhshëm”, theksoi Palmer.