Nga 28 nëntori numrat e Z Mobile kalojnë në Vala

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës ka treguar se nga cila datë, numrat e Z Mobile do të kalojnë tek operatori Vala.

Ai ka thënë se faza tranzitore, do të përfundojë me datën 28 nëntor të këtij viti.

Ka thënë se që nga kjo datë, personat që kanë këta numra do të jenë konsumatorë të VALA-s.

Postimi i plotë:

Faza tranzitore e rikthimit të numrave të MVNO-s e cila zgjatë 120 ditë, do të përfundojë me datën 28.11.2019 në ora 00:00.

Të gjithë konsumatorët e Z-Mobile, të cilët prej kësaj date do të jenë konsumatorë të VALA-s, nuk do të kenë asnjë nevojë për ndryshimin e SIM kartelave, sepse të njëjtat do të funksionojnë sikur para kësaj date, veçse ofertat dhe produktet që do të përdorin do të mund t’i blejnë në të gjitha pikat tona të shitjes.

Unë, si kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, i kam siguruar qysh në fillimin e fazës tranzitore dhe i siguroj prapë të gjithë konsumatorët se në asnjë moment nuk do të mbesin pa shërbime.

Rikthimi i mbi 200.000 numrave të operatorit virtual do të përcillet me oferta të veçanta.

Telekomi i Kosovës falënderon të gjithë konsumatorët që besojnë në VALA dhe i fton të qëndrojnë besnik ndaj shërbimeve tona.