Manchester United mposhtet nga Bournemouth

Bournemouth ka befasuar Manchester Unitedin duke e mundur 1:0 në ndeshjen e javës së 11-të të Premierligës.

‘Djajtë e Kuq’ janë rikthyer sërish te rezultatet negative në Premierligë, ku në pesë ndeshjet e fundit numërojnë vetëm një fitore.

Ishte Joshua King heroi i Bournemouth në këtë ndeshje.

27 vjeçari norvegjez shënoi në minutën e 45’, për fitoren 1:0 të Bournemouth.

Me këtë fitore, Bournemouth renditet në vendin e gjashtë me 16 pikë, ndërsa Manchester United me 13 pikë në vendin e tetë.