Kosova me fanellë speciale kundër Anglisë

Kosova do të luajë dy ndeshje tejet të rëndësishme në muajin nëntor.

Fillimisht Dardanët do të udhëtojnë për në Çeki për tu ndeshur me kombëtaren çeke, që pritet të jetë një ndeshje finale për Kosovën, në rrugën e saj për një kualifikim për në Evropian.

Ndërsa tri ditë më vonë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova do ta presë Kombëtaren e Anglisë.

Për ndeshjen me Anglinë, Kosova do të vesh fanella speciale të dizajnuara nga kompania ‘Fourteen’.

Faqja e ‘Fourteen’ në Facebook, ka zbuluar fanellën që Kosova do të vesh për ndeshjen me Anglinë.