Dramë në Premierligë: Liverpooli dhe Man City e vazhdojnë garën për titull, Arsenali barazon

Xhiroja e 11-të e Premierligës solli ndeshje dhe momente emocionuese për tifozët e futbollit, pasi që Liverpooli dhe Manchester City arritën të përmbysën rezultatet në ndeshjet e tyre për ta konfirmuar kanditaturën për titull, përderisa Arsenali u ndal me barazim

Aston Villa 1:2 Liverpool

Liverpooli e siguroi fitoren e dhjetë në Premierligë në ndeshjen e sotshme kundër Aston Villas, duke e mbajtur kështu epërsinë në kreun e tabelës së Premierligës ndaj Manchester Cityt në gjashtë pikë.

Liverpooli e dominoi plotësisht ndeshjen sa i përket rasteve të krijuara dhe posedimit të topit, mirëpo golin e fitores e gjeti Mahmoud Trezeguet i Aston Villës në minutën e 11-të të ndeshjes.

Pas kësaj, Aston Villa arriti t’i rezistojë presionit të Liverpoolit për një kohë të gjatë, mirëpo Andreë  Robertson  dhe Sadio Mane shënuan dy gola dramatikë në fund të ndeshjes për t’ia dhënë fitoren Liverpoolit në momentet e fundit.

Ndeshja nuk kaloi pa incidente kontroverse, pasi një gol i anuluar i Roberto Firminos shkaktoi shumë pakënaqësi.

Manchester City 2:1 Southampton

Fitores së Liverpoolit iu përgjigj me fitore edhe Pep Guardiola, skuadra e së cilit siguroi fitore me rezultat 2:1 kundër Southamptonit në Etihad.

Southamptoni kaloi fillimisht në epërsi në këtë ndeshje në minutën e 13-të të ndeshjes, mirëpo Sergio Aguero dhe Kyle Walker e shënuan nga një gol për ta përmbysur rezultatin

Me këtë pikë të fituar, Manchester City radhitet në pozitën e dytë me 25 pikë të fituara, gjashtë më pak sesa Liverpooli i Jurgen Kloppit.

Arsenal 1:1 Wolverhampton

Me barazim me rezultat 1:1 u ndal edhe Arsenali në “Emirates” sonte nga Wolves, përkundër që fillimisht kishte kaluar në epërsi përmes Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 21-të.

Golin e barazimit e shënoi Raul Jimenez në minutën e 76-të të ndeshjes.

Tani, Arsenali radhitet në pozitën e pestë, me 17 pikë të fituara, ndërsa Wolves në pozitën e 12-të, me 13 pikë.