Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë tek “Bregu i Diellit”

Një grua është gjetur pa shenja jete e shtrirë në rrugë tek lagjja ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Këtë rast për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 9 kemi pranuar informatën se në rrugën Hyzri Talla në Prishtinë është i shtrirë një person (Femër 1942). Menjëherë në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar  vdekjen e viktimës”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se me rastin po merren njësitet policore.