Rihanna ka refuzuar ftesën për të performuar në ‘Super Bowl’

Rihanna tregon arsyen e refuzimit të ‘Super Bowl’.

Këngëtarja nga ishujt Barbados, Rihanna, ka refuzuar të jetë pjesë e shfaqjes që organizohet gjatë pushimit të Super Bowl, shkruan Time, transmeton lajmi.net.

Në intervistën e saj për numrin e nëntorit të revistës “Vogue”, ajo theksoi se nuk ka pranuar të jetë pjesë pasi nuk donte të shitej. Këngëtarja gjithashtu u shpreh se refuzoi për të shprehur solidaritet me Colin Kaepernick.

Ish-qendërmbrojtësi i NFL (Ligës Kombëtare të Futbollit) u përjashtua jo zyrtarisht nga NFL pasi në vitin 2016, pasi gjunjëzohej teksa luhej himni kombëtar.

Shumë veta menduan se veprimi i tij ishte mungesë respekti për atdheun dhe flamurin. Ndërsa të tjerë e kanë cilësuar veprimin e tij si një mënyrë të paqtë për të protestuar dhunën ndaj njerëzve me ngjyrë në Amerikë.