Këta do të jenë deputetët e rinj të PDK-së.

Portali “Republika.info” përmes burimeve të saja brenda komisionit qendror zgjedhor (KQZ) ka arritur të siguroj emrat e kandidatëve të kësaj partie që kanë arritur të fitojnë ulësen e deputetit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Republika. info ka siguruar emrat e 24 kandidatëve që tashmë kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.
Sipas rezultatit aktual preliminar të zgjedhjeve, PDK-së pritet t’i takojnë 24 deputetë, por rinumërimi i votave në disa vendvotime, votat me kusht dhe ato të diasporës mund të ndryshojnë radhitjen me vota të kandidatëve.
Më poshtë emrat e 24 kandidatëve të PDK-së që kanë marrë më së shumti vota e që kanë siguruar ulësen e deputetit.

1. Kadri Veseli
2. Uran Ismaili
3. Mergim Lushtaku
4. Bedri Hamza
5. Elmi Reçica
6. Kujtim Gashi
7. Abelard Tahiri
8. Ferat Shala
9. Bajrush Xhemaili
10. Memli Krasniqi
11. Ilir Kurtishi
12. Fadil Nura
13. Enver Hoxhaj
14. Hajredin Kuçi
15. Gazmend Bytyqi
16. Arben Bislimi
17. Eliza Hoxha
18. Ariana Musliu-Shoshi
19. Blerta Deliu
20. Ganimete Musliu
21. Floretë Zejnullahu
22. Besa Ismaili-Ahmeti
23. Evgjeni Thaçi Dragusha
24.Mexhide Mjeku Topalli