Shokohet Manchester City, Wolves i bën nder Liverpoolit

Manchester City ka përjetur humbje shokuese në ‘Etihad’.

‘Qytetarët’ janë mposhtur me rezultat 0-2 nga Wolves, për humbjen e dytë këtë sezon.

Dy golëshi i Adama Traoe (80′ 90+3′) vulosi fatin e këtij takimi dhe i dha ekipit të tij një tre pikësh të rëndësishëm.

Tash ekipi i Guardiolas mbetet tetë pikë larg nga lideri Liverpool, me 16 respektivisht 24 pikë.

Wolves renditen i 11-ti me dhjetë pikë.