Fiton Real Madrid, Hazard gjen golin e parë me fanellën e bardhë

Real Madrid ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, në kuadër të xhiros së tetë në La Liga.

‘Los Blancos’ kanë arritur të shënojnë fitore me rezultatin 4:2, në përballje kundër Granada, në ‘Santiago Bernabeu’.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejtë, pas vetëm dy minutave lojë, kur Benzema shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Bale, për të dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e fundit të pjesës e parë, Eden Hazard gjeti rrugën e golit për herë të parë me Real Madrid, për t’i dhënë më shumë qetësi skuadrës.

Për golin e tretë të Real Madrid u përkujdes ‘Topi i Artë’, Luka Modric, kur në minutën e 61’ tundi rrjetën e mysafirëve.

Granada la gjurmët e saj me anë të Darwin Machis, në minutën 69’ të takimit, dhe me Duarte në miuntën 77′ për rezultatin  3:2.

Rezultatin final të takimit e vendosi James Rodriguez, i cili shënoi në minutën 90′.

Me këtë fitore Real Madrid ngritët në kuotën e 18 pikëve, për të prirë në tabelën e La Liga. Granada numëron katër pikë më pakë në pozitën e dytë.