Aksidentohet reperja Tayna

Reperja Tayna është askidentuar në Prishtinë mbrëmjen e sotme.

Menaxheri i Taynas, Rinor Hykolli , e ka konfirmuar për Gazetën Express se artistja që ai e ka nën menaxhim është aksidentuar sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ai tregon se Tayna është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka marrë lëndime trupore, pos dëmtimeve të vogla të veturës.

Ai ka dhënë versionin e tij të aksidentit duke thënë se vetura e artistes është goditur nga një makinë tjetër.