Bes Kallaku emocionon me shkrimin dedikuar gjyshes

Bes Kallaku ka shprehur edhe një herë mirënjohjen për gjyshen.

Deri më tani kemi vërejtur se dashuria e Bes Kallakut për gjyshën  e tij është diçka unike, shkruan lajmi.net.

Ai shumë shpesh ka ndarë video dhe imazhe në llogarinë e tij në Instagram për gjyshen një personazh ky që tani është bërë i njohur edhe për publikun.

Në postimin e fundit të bërë ku mund ta shohim aktorin në prehrin e lokes ai ia kushton disa fjalë emocionuese, ku thotë se ai është prehri ku kanë lindur ëndrrat.

“Ne preherin ku linden endrrat, dashuria, natyrshmeria dhe perulsia. Ne preherin qe te perkedhel edhe kur ti nuk je i mbeshtetur aty, kur te perkedhel edhe kur je larg sepse vendi yt nuk ta ka siguruar dot te ardhmen. Ne preherin ku fotot e tua ndodh te lagen prej loteve per largesine tende, per dashurine qe ka per ty dhe pafuqine per te te shpupurisur floket si femije. Ne preherin ku jasteku te duket gure e ky preher me i bute se shiu. Ne preherin ku pas cdo gabimi qortoheshe me dashurine e zemres. Ne preherin kur skishin asgje vete dhe neve na jepnin gjithcka. Ne preherin ku te urohet fati i nje familjeje te bukur e te lumtur. Ne preherin ku sado i rritur te jesh, ti nuk rritesh kurre.
(Ija ime, gjyshja ime qe me rriti e me thot cdo dite, mos harro te vish ne Nona)
Nje perqafim per Nenat dhe gjyshet. Zoti na i rujt sa ti kemi afer”. /Lajmi.net/