52 persona të lënduar nga tërmetet, mes tyre edhe një fëmijë 9-vjeçar

52 qytetarë kanë marrë tretman mjekësor si pasojë e plagëve të shkaktuara nga tërmeti në Shqipëri.

Aktualisht në Spitalin e Traumës janë duke u trajtuar 21 persona.

Mes të lënduarve është edhe një fëmijë 9 – vjeçar.

Nga ora 19:30, nga ministria e Mbrojtjes pritet të dalin në një konferencë për media për të treguar të rejat e fundit nga tërmetet që goditën Shqipërinë e që u ndjenë edhe në Kosovë.

Deri më tani ajo që dihet është se katër tërmete kanë goditur Adriatikun, 6 kilometra larg Durrësit, teksa i fundit ka qenë 4.7 ballë.