Gashi: Për dy vjet, kemi pasur vetëm lajme të mira nga sporti

Ka dy vjet që Kombëtarja e Kosovës, nuk e ka asnjë humbje ka thënë ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. Ai në emisionin Debat në RTK, ka thënë se ka qenë motiv i fuqishëm si ministër që ta mbështesë jo vetëm Kombëtaren, por edhe sportet e tjera.

“Këto dy vite kultura dhe sporti kanë “shijuar” majat e suksesit . Këtë vit për herë të parë kultura dhe sporti kane pasur mbështetje financiare, ndërsa është hartuar edhe korniza ligjore për sportin. Sportistët elitarë kanë mbështetje ligjore. Këtë mbështetje e kanë edhe sportet kolektive. Viti 2018 -2019 ka shënuar revolucion në mbështetjen e sportit dhe infrastrukturës sportive”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, ka pasur veprime konkrete në këtë drejtim, gjë që ka munguar në qeverisjen e kaluar ka shtuar Gashi,

“Është bërë një punë shume dinamike në vënien në funksion të ligjit, ku brenda dy muajve është finalizuar gjithçka. Është bërë një punë shumë dinamike në vënien në funksion te ligjit, ku brenda dy muajve është finalizuar gjithçka”, ka thënë Gashi.