Bebe Rexha shënon një tjetër sukses, del triumfuese në MTV ‘VMA 2019’

Bebe Rexha ka fituar çmimin e saj të parë ‘VMA’ në kuadër të MTV.

Bebe Rexha ishte një nga emrat kryesorë në natën e djeshme New Jersey ku është organizuar ndarja e çmimeve të MTV ‘Video Music Awards’, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare ishte e nominuar për tre çmime ‘Song of the summer’ me ‘Call you mine’, dhe dy nominimet e tjera për ‘Video Dance’ njëra me këngën ‘Say my name’ dhe tjetra poashtu me ‘Call you mine’.

Nga tre nominimet shqiptarja doli triumfuese në ‘Video Dance’ me këngën ‘Call you mine’ një bashkëpunim ky me dyshen Chainsmokers.

Me këtë rast Bebe shfrytëzoi mundësinë për t’i falënderuar fansat për mbështetjen tyre dhe The Chainsmokers për bashkëpunim që doli fitues në ‘VMA-s 2019’. /Lajmi.net/