Tre të lënduar nga aksidenti mes një kamioni e nëntë veturave në Prishtinë

Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion.

Ai ka thënë për Koha.net se deri tani ndihmë mjekësore iu është ofruar tre personave.

Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit deri tani ndihmë mjekësore iu është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse.