Java e shpërndarjes së Kuvendit

Ashtu siç edhe jenë deklaruar partitë parlamentare, ashtu pritet edhe të votojnë të enjten në seancën e jashtëzakonshme, e thirrur nga 93 deputetë për shpërndarjen e Kuvendit.

Para shpërndarjes, deputetët do ta kenë në rend dite votimin me 2/3 për fondet e Instrumentit të para-anëtarësimit.

E pas shpërndarjes së Legjislativit, ligjërisht Presidenti obligohet që t’i thërrasë të gjitha subjektet politike për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve, të cilat duhet të mbahen brenda 45 dite.

Në këto rrethana datat e mundshme janë 29 shtatori dhe 6 tetori.