U plagos mbrëmë nga xhaxhai i tij, ky dyshohet të jetë viktima në Drenas

Mbrëmë ka ndodhur një plagosje në fshatin Komoran të Drenasit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i plagosuri është Sh.Hajdini.

Ndërsa sulmuesi me armë ka qenë H. Hajdini i cili edhe është axha i të plagosurit.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët e Policisë lidhur me rastin, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur deri më tani.