Shqiptarët nuk kanë të ndalur, Elvana më e dëgjuara në Zvicër

Elvana Gjata ditë më parë publikoi këngën ‘A M’don’.

Elvana Gjata pa asnjë dyshim ka qenë një nga artistet më produktive këtë sezon veror me këngët që ka sjell, projekte këto shumë të dëgjuara.

Kënga e fundit e saj është ‘A M’don’ dhe është e punuar edhe me videoklip ku si gjithmonë këngëtarja vjen shumë atraktive dhe e gjallë.

‘A M’don’ krahas pëlqimit që mori në trevat shqiptare është edhe kënga më e dëgjuar në shtetin zviceran. Kjo tregon edhe një herë se shqiptarët janë duke sunduar skenën artistike edhe në arenën ndërkombëtare.