Qeveria i përgjigjet kërkesës së QUINT-it për heqjen e taksës dhe rifillimin e dialogut

Kosovës i është bërë përsëri thirrje ta heq taksën dhe të kthehet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

Ambasada e Britanisë, Francës, SHBA-së, Italisë e Gjermanisë në atë që njihet si vendet e QUINT-it, po ashtu i kanë bërë thirrje Serbisë që ta ndalë propagandën ndaj Kosovës në arenën ndërkomb╒tare.

“Prandaj, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”, thuhet më tutje në komunikatën e vendeve të QUINT-it.

Lidhur me këtë, për lajmi.net kanë folur nga zyra e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinajt.

Ata kanë thënë se taksa ishte vendim i nevojshëm në shërbim të mbrotjes së interesave të Kosovës.

Sipas tyre, ky qëndrim vazhdon edhe sot nga institucionet e shtetit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht Kryeministri Haradinaj gjithmonë ka punuar dhe ka qenë i qartë, në të drejtën e Kosovës për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit. Kësisoj, vendimi për vendosjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës ka qenë veprim i nevojshëm në shërbim  të mbrojtjes së interesave të Kosovës, nga veprimet armiqësore dhe kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë kundër shtetit dhe institucioneve të Kosovës”, thuhet nga Qeveria në largim e Kosovës.

Sipas tyre, ata do të marrin për bazë sygjerimet e parnterëve kryesore, dhe një gjë të tillë e kanë bërë gjithmonë.

“ Në vazhdimësi e kemi thënë dhe jemi  treguar për njohje dhe këtë qëndrim vazhdojmë ta kemi. Në të njëjtën kohë, gjithmonë kemi marrë në konsideratë sugjerimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë sa i përket temave politike në vend”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Sa i përket dialogut, nga kryeministria thonë se Kosova nuk e ka penguar atë, dhe se sipas tyre janë treguar të gatshëm të ulen në tavolinë për një marrëveshje në kufijtë ekzistues.

“Sa i përket dialogut, Kosova asnjëherë nuk e ka penguar atë, madje jemi shprehur të gatshmëm të ulemi në tavolinë, për një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijt ekzistues dhe që qon në njohje reciproke. Ky proces nuk duhet të jetë i kushtëzuar”, thuhet në reagimin e dërguar për lajmi.net.

Kujtojmë, se që nga vënia e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, Beogradi ka rezuar të ulet në tavolinën e bisedimeve me Kosovën.

Në një gjendje të tillë, dialogu mes Prishtinës e Beogradit ka hyrë në një fazë të re të bllokimit.