ZYRTARE: Arsenal thyen rekordin e klubit, transferon Pepen

Arsenal kanë konfirmuar transferimin e Nicolas Pepe nga Lille.

Nicolas Pepe është transferimi më i ri i Arsenalit.

‘Gunners’ kanë thyer rekordin e klubit duke paguar deri në 80 milionë euro për 21 vjeçarin.

Lajmi për transferimin e tij është konfirmuar në faqen zyrtare të Arsenalit.