Jakup Krasniqi niset drejt Hagës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është nisur drejt Hagës ku do të merret në pyetje nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, sot është nisur për në Hagë, ku do të intervistohet nga përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, është shoqëruar nga funksionarë të lartë të partisë së tij si deputeti Bilall Sherifi, ministri Skënder Reçica, etj.

Krasniqi duhet të paraqitet para Gjykatës Speciale nesër mirëpo,  ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar nga kjo gjykatë si dëshmitar apo i dyshuar.

Përpos Krasniqit, sot drejt Hagës do të udhëtojë edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.