Vdes një i mitur në Fushë Kosovë

Një i mitur ka ndërruar jetë sot rreth orës 17:30 në Fushë Kosovë.

I mituri është gjetur i vdekur në afërsi të një ndërtese në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se vdekjen e të miturit në vendin e ngjarjes e kanë konfirmuar ekipi mjekësor.

Gjithashtu është bërë e ditur se nuk dihen shkaqet e vdekjes dhe hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë po punojnë në sqarimin e rrethanave të rastit.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë-Kosovë, ndodhet një person i shtrirë”, thuhet në njoftimin e Policisë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull (i mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, tha Ahmeti.