Ministri mbron vendimin për mbylljen e festivalit të birrës në Prishtinë

Këtë herë, festivali i birrës dhe verës, i cili mbahet në Prishtinë është mbyllur më herët se sa që ishte planifikuar. Kjo mbyllje e detyrueshme, ndodhi për shkak që inspektorati i MTI-së, gjeti disa parregullsi. Në këtë edicion kishte rrahje, e po ashtu nga shitësit u shërbyen pijet alkoolike edhe për 14-vjeçarët.

U shënuan disa rrahje në “Beer and Wine Festival”. Pos grushteve, gjatë festivalit të birrës dhe verës në Prishtinë, u përdorën edhe thikat për t’i qëruar hesapet.

Megjithatë, “Beer and Wine Festival” vazhdoi për tri ditë me radhë.

Por, për këtë ngjarje pati shumë ankesa nga qytetarët.

Bile, këto ankesa të banorëve të Prishtinës vunë në lëvizje Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ministri Endrit Shala thotë se gjatë inspektimit hasen në shumë parregullsi.

E, pasi panë problemet në festivalin e birrës, MTI vendosi të mbyllë këtë aktivitet.

Një ditë pas vendimit për ndërprerjen e festivalit, gjithçka duket qetë.

 

 

Aty shihen pije të ndryshme alkoolike, të cilat kanë mund të përfundojnë në dorën e të miturve.

Kjo pasi, gjatë netëve të kaluara, pije alkoolike iu shërbyen edhe 14 vjeçarëve.

Organizatorët e Beer and Wine Festival kanë qenë të paqasshëm gjatë ditës.

Me gjithë insistimin e T7, as pronarët e bizneseve pjesëmarrëse në festivalin e birrës nuk u prononcuan për vendimin e Ministrisë.