Higuain refuzon të largohet nga Juventus

Gonzalo Higuain thuhet se po refuzon të largohet nga Juventus.

Sky Sport Italia pretendon se 31 vjeçari nuk ka të ardhme në Torino, pavarësisht se trajner i Juventusit është Maurizio Sarri.

Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala dhe Mario Mandzukic do të udhëheqin sulmin e Juventusit këtë sezon.

‘Zonja e Vjetër’ po kërkon skuadra që do të transferonin Higuainin, i cili fiton edhe një pagë të madhe te kampionët e Italisë.

Është skuadra e Romës në mesin e një sërë ekipesh që thuhet se janë të interesuar për argjentinasin.

Megjithatë, ish sulmuesi i Chelseas po refuzon të përfshihet në këtë negociata, duke refuzuar largimin nga Juventus.