Zyrtare: Vedat Muriqi lojtar i Fenerbahce

Është zyrtarizuar transferimi i Vedat Muriqit tek skuadra e Fenerbahce.

Faqja zyrtare e skuadrës së Fenerbahce ka njoftuar për transferimin më të ri, atë të kosovarit Vedat Muriqi .

Muriqi tash e sa kohë është në qendër të vëmendjes tek mediet turke, pasi emri i tij lidhej ngushtë me një kalim tek Galatasaray apo Fenerbahce.

Është skuadra e Fenerbahce ajo që ka arritur të sigurojë shërbimet e gjigantit kosovar, i cili pati një sezon madhështor me skuadrën e Rizespor.

Muriqi ka nënshkruarë kontratë 4 vjeçare me skuadrën nga Stambolli.