Liverpool vjen me një lajm për Xherdan Shaqirin

Liverpool ka njoftuar se do të vlerësojë më tej dëmtimin e Xherdan Shaqirit, i cili u lëndua gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Zvicrës dhe Anglisë.

Xherdan Shaqiri ka pasur angazhime shtesë këtë verë, duke zhvilluar dy ndeshje me Zvicrën në Ligën e Kombeve, ku u munden nga Portugalia në ndeshjen gjysmëfinale, dhe pastaj nga Anglia në sfidën për vendin e tretë.

Djaloshi nga Gjilani, në ndeshjen e dytë kundër Anglisë, e la ndeshjen në minutën e 65’, shkaku i një lëndimi.

“Liverpool do të vlerësojë më tej një dëmtim të Shaqirit të pësuar gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Zvicrës dhe Anglisë”, thuhet në njoftimin e skuadrës angleze.

Xherdan Shaqiri gjatë ditëve të ardhshme pritet të rikthehet në Melwood, për përgatitjet për sezonin e ri.