Lamtumirë Lazio, kjo do të jetë skuadra e re e Valon Berishës

ROME, ITALY - AUGUST 03: Valon Berisha of SS lazio during the SS Lazio training session on August 3, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, aventurës në Serie A te Lazio mund t’i jap fund këtë verë.

26 vjeçari vitin e kaluar la RB Salzburgun për t’u transferuar te Lazio në Serie A, pas ndeshjeve të mira me skuadrën austriake dhe Kombëtaren e Kosovës.

Lëndimet e shpeshta dhe konkurrenca në mesfushë, kanë bërë që Berisha të regjistrojë shumë pak minuta në fanellën e Lazios.

Në Itali raportohet se Lazio po punon për të rikthyer Berishën te Red Bull Salzburg, duke e përfshirë në marrëveshje talentin nga Hungaria, Dominik Szoboszlai, i cili do të transferohej në drejtim të skuadrës nga kryeqyteti italian.

Ndryshe, 26-vjeçari Berisha edicionin e kaluar ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje me fanellën e Lazios ku kryesisht është inkuadruar nga banka rezervë./