A po vjen hiti i verës nga Elvana Gjata dhe Era Istrefi?

Fansat janë të bindur se dy artistet e njohura shqiptare po sjellin duet.

Era Istrefi së fundi ka festuar ditëlindjen, ku festoi bashkë me disa artistë të njohur.

Këngëtaren, kjo datë e rëndësishme për të e gjeti në Tiranë, ku edhe performoi në sheshin “Skënderbej”.

Në mesin e shumë të ftuarve në ndejën e ditëlindjes së saj, ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata.

Dyshja kanë publikuar disa imazhe në rrjete sociale, ku shihen duke u argëtuar bashkë nën ritmin e muzikës.

Por, ishte Elvana ajo e cila së fundi publikoi një fotografi në Instagram, përmes së cilës paralajmëroi një befasi për fansat.

Këta të fundit janë të bindur se bëhet fjalë për një duet mes saj dhe Era Istrefit, madje në foto nuk mungoi as komenti i saj.

Se a do t’i shohim dy artistet në një duet, mbetet të shihet ditëve në vazhdim. /Lajmi.net/