Gati për turne, Mozzik dhe Loredana zbulojnë datat e koncerteve

Mozzik dhe Loredana kanë bërë të ditura datat e turneut.

Mozzik dhe Loredana përmes rrjeteve sociale kanë konfirmuar se do të fillojnë me turne vitin e ardhshëm, shkruan lajmi.net.

Ishte Loredana ajo e cila përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditura datat e koncerteve dhe vendet ku do të performojnë.

Çiftin që nga fillimi i marsit të vitit të kaluar do ta shohim shumë aktiv me koncerte në Gjermani, Zvicër e Austri.

“Bonnie & Clyde” po vijnë me turne, o Zot nuk e dini çka po ju pret”, ka shkruar Loredana.

Për ndryshe, dyshja gjatë ditës së sotme kanë publikuar nga një projekt të ri muzikor, për të cilët pranuan komente pozitive.