Sarri flet për herë të parë si trajner i Juventusit

Maurizio Sarri edhe zyrtarisht është prezantuar si trajner i Juvenusit.

Strategu italian u kthye në Itali pas vetëm një sezoni, ku drejtoi Chelsean dhe arriti ta fitonte trofeun e parë në karrierën e tij menaxheriale.

Gjithsesi, duket se presioni i madh i medieve angleze dhe jetesa larg familjes janë arsyet që Sarri ka vendosur të kthehet në Serie A.

”Kam pasur 30 vjet negociata me klubet, kështu që unë mendoj se e di se si t’i lexoj njerëzit tani. Mund të lexoj kur dikush vërtet beson në atë që thotë dhe është plotësisht i bindur”.

”Kjo nuk është një frazë, është qëndrimi i tyre, qasja e tyre, përpjekjet që ata bëjnë për të dalë dhe të takohen me ju. Kjo tregon bindjen e tyre se ata duan që ju në mënyrë specifike të jeni trajner i tyre”.

”Kjo ishte gjëja më e rëndësishme për mua”, shtoi ai.

Për largimin nga Chelsea, Sarri u shpreh: ”Mediat angleze përbëhen nga gazeta të mëdha dhe më pas tabloidet në një nivel më të ulët”.

“Ju forcon, por ajo që më zhgënjyer ishte se në Itali njerëzit raportuan vetëm sulmet e tabloidëve dhe jo gazetat më prestigjioze dhe më të besueshme si The Times”.

“Sulmet ju bëjnë më të fortë”, përfundoi Sarri.