Mbappe i ‘mbyll syrin’ Liverpoolit me këtë deklaratë

Kylian Mbappe ka ngazëllyer tifozët e Liverpoolit duke pranuar se ‘Të Kuqtë’ janë ekipi që ai do t’i zgjidhje në FIFA.

Gjatë një interviste me ESPN, ylli i Paris Saint-Germain dhe Francës u pyet se cilin ekip do ta zgjidhte nëse do duhej të fitonte një bast në FIFA kundër atij që udhëhiqte programin Herculez Gomez.

Mbappe ndaloi për një kohë të shkurtër dhe pastaj zgjodhi Liverpoolin sepse ata fituan Ligën e Kampionëve.

20-vjeçari për t’i dhënë edhe shumë frymë spekulimeve, tha se është tifoz i zjarrtë i Jurgen Klopp.

“Oh, ju pëlqen Jurgen Klopp atëherë? Ju mendoni se ai është më i miri?” pyeti Gomez.

Mbappe pastaj u përgjigj: “Po, ai është i mirë”.