Kombëtaret: Statistika e vetme ku Messi qëndron më mirë se Ronaldo

Për rivalitetin mes Lionel Messit dhe Crisitiano Ronaldos ka më shumë se një dekadë të flitet, por të arriturat e këtyre dy futbollistëve, do të bëjnë që për ta të flitet gjatë gjithë historisë së futbollit.

Të dy këta lojtarë, gjatë dekadës së fundit kanë shënuar golat të panumërt, kanë arritur të fitojnë shumë trofe, si në aspektin individual, po ashtu edhe ekipor.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi po ashtu kanë arritur të fitojnë nga pesë herë Topin e Artë.

Por, në aspektin me ekipet kombëtare, Cristiano Ronaldo qëndron më mirë, me dy trofe të rëndësishëm të fituar.

Në ndeshjet me kombëtaret, Lionel Messi qëndron më mirë se Ronaldo vetëm në një statistikë.

Messi ka arritur të shënoi më shumë se Ronaldo në ndeshjet kundër kombëtareve që zënë 50 vendet e para në renditjen e FIFA-s.

Argjentinasi ka shënuar 67 herë kundër këtyre kombëtareve, ndërsa Ronaldo vetëm 35 herë.