Thaçi ngre dolli për Clinton dhe Albright: Qofshi përjetë të bekuar

Presidenti Hashim Thaçi ka ngritur dolli në darkën e shtruar për miqtë e Kosovës, presidentin Clinton dhe sekretaren Albright.

Ai këtë e ka bërë publike në profilin e tij në Facebook.

“Një dolli për miqtë e mëdhenj të popullit tonë, miqtë e Republikës së Kosovës, për presidentin Clinton, sekretaren Albright dhe miqtë tjerë në këtë darkë të përbashkët. Qofshi përjetë të bekuar! HTH”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj, ish-presidentja Atifete Jahjaga, Fatmir Sejdiu, Ministri Behgjet Pacolli, janë disa prej liderëve që po marrin pjesë në këtë tryezë.

Po ashtu, edhe Zëvendësndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew Palmer po darkon me liderët kosovarë.

Ndërsa, prej ambasadorëve është ai amerikan, Philip Kosnnett,  ambasadori britanik Ruairi O’Connell dhe ambasadori i ZvicrësJean-Hubert Lebet.