I arratisuri nga Specialja publikon fotografi nga paraburgimi, uron Ditën e Çlirimit

Remzi Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe” po qëndron në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Ai më herët ishte ftuar nga Gjykata Speciale, mirëpo që të njëjtës ftesë kishte refuzuar t’i përgjigjet duke ikur nga Kosova.

Shala ishte arrestuar në shtëpinë e tij pas disa muajsh, pas një urdhërarresti të ngritur nga Gjykata e Prizrenit për një rast në të cilin ai ishte duke u gjykuar.

E sot vetë Shala ka shprëndarë një fotografi nga Qendra e Paraburgimit në Prizren.

“Nga Qendra e paraburgimit ne PRIZREN nen masa te rrepta sigurie KOMANDAND MOLLA KUQE ju uron diten e qlirimit te kosoves gjithe shqiptarve ne te gjithe boten”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë nuk dihet nëse dikush nga Prokurorët e Hagës ka kontaktuar me Shalën.