Haradinaj: Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin amerikan

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish-presidentin Bill Clinton.

Haradinaj i ka uruar mirëseardhje Clintonit, të cilin e ka falënderuar për kontributinin e dhënë.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë.

Postimi i plotë:

Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen!

Mirë se erdhe në shtëpin tënde dhe tek populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosshmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës!

Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!

President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin Tuaj.

Zoti e bekoft Amerikën!

Zoti e bekoft Kosovën! RH.