Edhe Madeline Albright arrin në Kosovë

Ish-Sekretarja amerikane ka mbërritur në Kosovë.

Ish-Sekretarja amerikane e shtetit, Madeline Albright, sapo ka arritur në Kosovë.

Madeline Albright ka ardhur në vendin tonë në kuadër të përvjetorit të 20 të çlirimit të Kosovës.

Zonjën Albright e ka pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ish-presidentja Atifete Jahjara.

Jahjaga ka thënë se vendosmëria dhe përkushtimi i ish-Sekretares Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe siç ka shkruar ajo, për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur, ishin kruciale për të ardhmen e popullit tonë.

Postimi i plotë i Jahjagës pa ndërhyrje:

Jam krenare që, njëzet vite pas çlirimit, të mirëpres në Kosovë ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright- njërën nga kontribueset më të fuqishme në lirinë dhe pavarësinë tonë.

Vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretarës Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmën e popullit tonë.

Sekretarja Albright, e cila ishte e pakompromis ndaj dhunës që regjimi i Millosheviqit po ushtronte në Kosovë, sot erdhi në një Kosovë që kultivon vlerat për të cilat ajo është angazhuar- lirinë, demokracinë, tolerancën dhe paqen.

Përjetësisht mirënjohës!.