Aktivizohen 100 zjarrfikës për shuarjen e zjarrit në Londër

Zjarrfikësit po ballafaqohen me një zjarr të madh në një bllok banesash në lindje të Londrës.

Pesëmbëdhjetë motoristë dhe 100 zjarrfikës po marrin pjesë në shuarjen e zjarrit në De Pass Gardens , të cilat kushtojnë afro 270 mijë euro secila.

Ekipet e zjarrit nga Barking, Dagenham, East Ham dhe stacionet e zjarrit përreth po marrin pjesë në këtë incident dhe kanë qenë duke luftuar flakët nga ora 4.31.

Fotografitë dhe videot e shpërndara në rrjetet sociale sociale tregojnë flakë të mëdha që kaplojnë pjesën e përparme e ndërtesës.

Zjarri ka kapur pjesën e katit të parë, e deri në të gjashtin. Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.

Banorët janë evakuuar nga banesat, ndërsa policia ka bllokuar rrugët.

Gjithashtu, ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar nga zjarri.