Gashi takohet me ambasadorin gjerman Heldt, biseduan për aktivitetet e të rinjve

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Këtë e bënë të ditur Gashi me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

Gashi tha se ata biseduan për temat që kanë të bëjnë me aktivitetet e të rinjve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht me procesin e RYCO-së në rajon.

“ E falënderova ambasadorin për përkrahjen e Gjermanisë në fushën e rinisë, me theks të veçantë për rolin e Berlinit në mbështetje të implementimit të projekteve dhe programeve që RYCO-o do të zhvillojë gjatë vitit 2019 derisa Kosova është duke kryesuar këtë mekanizëm rajonal rinor, pra RYCO-n”, ka shkruar Gashi në Instagram.