Te liqeni i Badocit fotografon gjarprin më të rrezikshëm në Europë

E ka fotografuar gjarprin më të rrezikshëm në Europë. Ka fotografuar vidrën. Krejt këto i ka bërë nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Fotot dhe videot e përgatitura nga Fitim Sopjani tregojnë për shumëllojshmërinë e kafshëve të egra që jetojnë në Kosovë.

Ai ka arritur t’i fotografojë disa nga gjallesat më interesante përfshirë edhe gjarprin më të rrezikshëm në Europë që quhet “Vipera Ammodytes” i realizuar në malet e Badovcit, në periferi të Prishtinës.