Çaj i gjelbër në vend të kafesë për mëngjes

Çaji i gjelbër është një nga pijet më të shëndetshme në planet.

Përmban kafeinë, e cila ndihmon në zgjimin në mëngjes dhe në disponim, së bashku me ngritjen e normës metabolike.

Çaji i gjelbër ka vetëm 35-70 mg kafeinë për filxhan, që është rreth gjysma e sasisë një kafe.

Çaji i gjelbër mund të jetë veçanërisht i dobishëm kundër diabetit. Një përmbledhje e 17 studimeve zbuloi se ata që pinë çajin jeshil kishin reduktime në nivelet e sheqerit në gjak dhe të insulinës.

Gjithashtu përmban një antioksidant të njohur si EGCG, i cili mund të mbrojë trurin tuaj, sistemin nervor dhe zemrën nga dëmtimet.